About Project:

Me daten 14.04.2016 u zhvillua ne Prefekture takimi  jashtzakonshem me Shtabin e Emergjencave dhe Grupin e Punes per pastrimin e liqenit te Fierzes,dhe u vendos qe te zhvillohet nje aksion 5 ditor per pastrimin e Liqenit te Fierzes nga ndotjet plastike.

Nga data 15.04.2016 deri me date 19.04.2016  ka vazhduar  puna per pastrimin e bazenit te liqenit te Fierzes nga mbetjet e ndryshme urbane dhe nga institucioni i Prefektit jane  monitoruar gjiothe veprimtarite e strukturave  qe punuan per pastrimin e bazenit te Liqenit

Jane  aktivizuar keto struktura:

Institucioni i Prefektit:

Nje ekip prej 5 vetash me dy automjete.

Ministria e Mbrojtjes:

Batalioni i Komandes se Mbeshtetjes Rajonale  3 motobarka, 2  automjete 16 e 8 ton   me  efektiv 6 ushtare e 2 civile.

Detashmenti i Mbrojt Rajonale Kukes 1 kamion transporti, 2  efektive, 21 ushtare  e 5 civile

Ministria e Puneve te Brendshme:

Reparti i Nderhyrjes se Shpejte Shkoder  3 varka, 3 mjete policore me 18 efektiv.

Ne total gjate 5 diteve te aksionit jane grumbulluar nga strukturat operacionale Batalioni i Komandes se Mbeshtetjes Rajonale,Detashmenti i Mbrojtjes Rajonale  Kukes dhe Forcat e Nderhyrjes se Shpejte Shkoder qe operuan ne kete aksion rreth 2600 thase me inerte urbane,kryesisht ato plastike.

Baza materiale eshte siguruar :

1200 thase plastike dhe 6 kosha nga Bashkia Kukes dhe 1400 thase dhe aksesoret e tjere grabuja,kosha metalike,rrjeta metalike dhe doreza nga Prefektura Kukes.

Evadimi i thaseve te mbushur eshte bere nga ana e bashkise Kukes me mjetet e veta.