PERSHENDETJE E PREFEKTIT QARKUT ME RASTIN E FILLIMIT TE VITIT TE RI MESIMOR 2021-2022

Të dashur nxënës, mësues dhe prindër të Qarkut Kukës!

Urime për fillimin e vitit të ri mësimor 2021-2022  ! Një urim i veçantë për nxënësit dhe nxënëset  e klasave të para, që sot fillojnë rrugën e diturisë !

Edhe këtë vit mësimor do ta vazhdojmë në kushtet e pandemisë, ku   jemi të detyruar të zbatojmë me korrektësi rregullat e protokollit të komitetit ekspertëve të miratuara nga  Ministria e  Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale, për mbrojtjen e shëndetit tuaj, të shokut tuaj e familjes tuaj dhe të komunitetit në përgjithësi.

Në këtë vit mësimor të gjithë nxënësit deri në klasen e 9-të dhe një përqindje e lartë e gjimnazistëve i marrin librat falas, një premtim i mbajtur i Qeverisë tonë.

Të nderuar drejtor të zva  në rrethe, drejtor shkollash dhe mësues, në emër të Këshillit të Ministrave dhe përsonalisht të Ministres Arsimit znj. Evis Kushi ju përgëzoj dhe falenderoj për punën e bërë dhe masat që keni marrë për fillimin e vitit të ri mësimor.
Konsideroni këta nxënës e nxënëse të klasës e shkollës tuaj, njëlloj si të ishin fëmija juaj, jam i bindur që rezultatet do të jenë të larta.

Asnjëherë  mos harroni, se jeni  më të respektuarit e shoqërisë, nga  puna e juaj varet e ardhmja e shoqërisë tonë. Puna juaj përkushtuese, pasionante, profesionale, sjell shpresë, dituri, produkt  e ardhmëri. Bëni më të miren e mundëshme në kushtet konkrete që keni. Bashkëpunimi i ngushtë mësues, nxënës, prindër, është i detyrueshëm dhe i domosdoshëm për arritjen e asaj që keni planifikuar.

Pandemia nuk do zgjasë pa fund …. Së shpejti do të i kthehemi jetës normale.
Urime dhe me krahë të lehtë për të gjithë Ju !

Me shumë mirënjohje e  respekt.

Prefekti i Qarkut Kukës
Zenel Kuçana