Ndjekja e situatës në Qarkun e Kukësit, për përballimin e situatave emergjente verore

Në kuadrin e rritjes së temperaturave gjatë stinës së verës, Prefekti i Qarkut Kukës z. Zenel Kuçana, po ndjek me seriozitetin e duhur këtë situatë, duke marre masat e nevojshme për përballimin e situatave emergjente verore, duke filluar nga planizimi dokumentar, kapacitetet e mënyrat e menaxhimit të situatave, duke vënë në lëvizja instrumentat përkatës, me qëllim mbajtjen nën kontroll të gjendjes, si dhe ndërhyrjen e nevojshme për stabilizimin e saj.

Për monitorimin e kontrollin e gjendjes aktuale të strukturave aktive të Mbrojtjes Civile e MZSH-të në Qarkun e Kukësit, me qëllim marrjen e masave paraprake për problematikën e situatave aktuale të emergjencave civile verore, nga Prefekti i Qarkut u ngrit Grupi i Kontrollit me pjesëmarrjen e sektorit të P.P.E.C.-së e admimistratës së Tij.

✅Nga Grupi i Punës u realizua takim me drejtuesit e Bashkive Kukës, Tropojë dhe Has, ku u njohën me dokumentin e Planit të Kontrollit të Prefektit Qarkut e aktivitetin që do të kryhet si dhe me problemet e situatës së zjarreve.
✅U monitoruan dhe kontrolluan Sektorēt e Emergjencave Civile dhe strukturat e MZSH-së mbi:
✅Planizimin, dokumentacionin dhe përditësimin e Planit Gadishmërisë për përballimin e situatave që mund të krijohen nga temperaturat e larta të sezonit veror.
✅U kontrolluan dokumenta të tjera, si Sistem Lajmërimi, Plane Masash, kapacitetet, zhvillimin e stërvitjeve me strukturat operacionale të MZSH-së.
✅Nga strukturat ishte punuar në nivel të kënaqshëm për Planizimin, e kryesisht në përgatitjen e Planeve të Gadishmërisë, Planeve të Masave, ngritjen e shfrytëzimin e kapaciteteve, sistemin e lajmërimit, ngritjen e skuadrave vullnetare për zjarret e funksionimin e informacionit e gadishmërinë e strukturave të MZSH-së.
✅Nga N/Prefektët ishin organizuar takime me aktorët që kanë të bëjnë me situatat që mund të krijohen nga temperaturat e larta.

U tërhoq vëmendja në:
➡️ Organizmin e bashkëveprimit me strukturat e specializuara për vënien para përgjegjësië penale të keqbërësve të cilët shkaktojnë zjarrvënie të qëllimshme.
➡️ Shfrytëzimin e plotë të kapaciteteve për përballimin e situatave.
➡️ Kërkesat për mbështetje nga strukturat qendrore të bëhen kur të jenë konsumuar plotësisht kapacitetet lokale.
➡️ Përcaktimi i rajoneve për furnizim me ujë të helikopterëve në rast ndërhyrjesh.
➡️ Informacionet të jenë të shpejtë konkret e të qartë.
✅ Aktualisht në shkallë Qarku nuk kemi asnjë vatër aktive zjarri.