Prefekti i Qarkut Kukes z. Zenel Kuçana zhvilloi mbledhjen e fundvitit me Drejtorët e degëve territoriale dhe institucioneve të tjera shtetërore në nivel vendor të qytetit të Kukësit, gjithashtu këto takime janë zhvilluar edhe në Has dhe në Tropojë pak ditë më parë.

Takimi solli shifra e fakte, statistika për çdo drejtori e institucion për vitin 2019 .
Prefekti Kuçana u shpreh se viti 2019 ishte një vit i vështirë natyrorë, ku Shqipëria u godit dy herë nga tërmeti, ai i datës 21 Shtator dhe i datës 26 Nentor, ku humbën jetën 51 banorë, u plagosën 900 të tjerë dhe u dëmtuan rreth 14000 shtëpi banimi. Ndihma, solidariteti i Qarkut të Kukësit dhe i institucioneve të tij ka qenë prezent që në momentet e para.

Gjithashtu 2019’ ishte një vit i veshtirë elektoral, me precedent të rrezikshëm , me presione e shantazhe të natyrave të ndryshme.
Gjatë vitit 2019 janë përkujtuar 75-vjetori i krijimit të Brigadave 24 e 25 sulmuese partizane, çlirimi i rretheve Kukës, Has e Tropojë,107 vjetori i pavarësisë etj.
Viti 2019 ishte edhe një bum investimesh për qytetin e Kukesit si: Aeroporti, Stadiumi i Qytetit dhe Spitali rajonal.

Gjatë vitit 2019 në shkalle qarku ka patur 1362 lindje, kemi 2 400 000 turistë të huaj qe janë futur në qarkun tonë gjatë 11 muajve që lamë pas. Bashkëpunimi me mediat ka qenë më se i shkëlqyer gjatë këtij viti .
2019’ ka qene viti pa asnje vrasje në qarkun e Kukësit , ndryshe nga 28 vitet e fundit.
Në fund të takimit Prefekti Kuçana u shpreh se prioritet mbi prioritetet do të jenë shërbimi ndaj qytetarëve si dhe shtatë prioritetet e Qeverisë për vitin 2020.