Konferencë shtypi nga Prefekti i Qarkut Kukës, Z. Zenel Kuçana, mbi zhvillimin e turizmit në qarkun e Kukës, për vitin 2021

Sot me datë 22.7.2021, Prefekti i Qarkut Kukës Z. Zenel Kuçana, dha një konferencë shtypi përpara gazetarëve, mbi zhvillimin e turizmit në qarkun e Kukës, për vitin 2021.
▶️ Në kuadër të vazhdimit të sezionit turistik veror Prefekti i Qarkut Kukës ka zhvilluar 2 takime të Komitetit Rajonal të Zhvillimit te Turizmit, për ndjekjen e masave të marra për mbarëvajtjen e sezonit turistik veror 2021, nga Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore, Degët Territoriale si dhe institucionet e tjera shtetërore në nivel vendor.
▶️ Janë zhvilluar disa aksione për pastrimin e territorit nga mbetjet e ngurta dhe plastike, si aksioni i zhvilluar në fillim të muajit qershor, me pjesëmarrjen e Njësive të Vetqeverisjes Vendore dhe Degëve Territoriale të Qarkut.
Gjithashtu është realizuar një aksion me pjesëmarrje të përfaqësuesve nga Ministria e Turizmit dhe e FSK-së së Kosovës dhe Ministria e Turizmit e Mjedisit dhe Ministria e Mbrojtjes të Shqipërisë, për pastrimin e 2 anëve të kufirit e liqenin e Fierzës.
▶️Është përmirësuar shërbimi ndaj turistëve dhe qytetarëve. Vlen për tu përmendur puna e bërë nga Komisariati i Policisë Tropojë, ku shërbimet policore gjetën të humbur në parkun kombëtar të Valbonës 2 turistë, një Suedez dhe 1 Ruse. Gjithashtu shërbimi Policor i këtij komisariati në bashkëpunim me shërbimet emergjente të Kosovës i erdhën në ndihmë, një turisti Bullgar, të rrezuar nga shkëmbi, në bjeshkët e Vranës Nj. A . Lekbibaj , Tropojë .
Në qarkun e Kukësit, për vitin 2021 nuk ka asnjë aksident automobilistik me fatalitet.
▶️ Bashkitë e Qarkut tonë kanë punuar në lidhje me përmirësimin e infrastrukturës, sistemimin e impianteve të ujrave të zeza në lumin e Valbonë, mbjelljen e pemëve të reja, si dhe hapjen e rrugëve të reja rurale në bjeshkët e Tropojës dhe të Kukësit .
Vazhdon ndërtimi i hotelit me 5 yje në Valbonë, etj.
▶️Në Qarkun e Kukësit, Bashkia Tropojë dhe, Bashkia Kukës kanë hapur sezonin turistik veror 2021.
Në Bashkinë Tropojë, Nj.Adm. Margegaj, në Valbonë u hap me datë 11.6.2021, Sezoni Turistik Veror 2021, me këtë rast në këtë bashki u zhvillua koncerti mbarkombëtar artistik Sofra Dardane, ku qyteti i Bajram Currit u kthye për 3 ditë me radhë, qytet i kulturës mbarëkombëtare.
Në Bashkinë Kukës, në Bushtricë u hap me datë 11.7.2021, Sezoni Turistik Veror 2021, ku u shfaq një program i shkurtër artistik, panairi gastronomik dhe agro-industrial i zonës.
▶️Në krahasim me vitin e kaluar, sivjet duke qenë se është përmirësuar gjendja nga pandemia, u vu re nje fluks i ardhjeve turistëve ku vetëm për periudhën maj-qershor 2021 kanë hyrë në qarkun Kukës 446 481 turist të huaj krahasuar me vitin 2020 ku kishin hyrë 118 638 turistë, pra këte vit kemi një 4-fishim të numrit të turistëve.
▶️Në qarkun tonë krahas banorëve vendas, kanë ardhur turistë nga Kosova, Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Ukrahina, Suedia, Rusia, Izraeli etj, të cilët vizitojnë vendet më karakteristike me destinacion turistik si Parku Korab-Koritnik, parkun Natyror të Valbonës, lumin e Gashit, bjeshkët e Lekbibajve etj. Me këtë rast edhe Shoqata e bjeshkatarëve është aktivizuar në organizimin e aktiviteteve të ndryshme turistike.
▶️Një faktor i rëndësishëm me impakt në turizëm, do të jetë edhe funksionimi i Aeroportit të Kukësit, i cili sapo ka filluar fluturimet ndërkombëtare.
▶️Në fund Prefekti z. Kuçana theksoi që e ardhmja e këtij qarku është Turizmi dhe Agro-turizmi.