Ekspozitë me titull “Si u vra Kodi Etik i Hipokratit dhe si u shkelën ligjet ndërkombëtare të luftës?” e autorit Prof. Ass. Dr. Salih Krasniqi.

Sot me datë 5.10.2021 u hap ekspozita me titull “Si u vra Kodi Etik i Hipokratit dhe si u shkelën ligjet ndërkombëtare të luftës?” e autorit Prof. Ass. Dr. Salih Krasniqi. Ekspozita me imazhe u pasqyrua në ambjentet e Pallatit të Kulturës Hasan Prishtina, ku ishin të pranishëm; Prefekti i Qarkut Kukës z. Zenel Kuçana, Kryetari i Këshillit të Qarkut z. Abdulla Domi, Prof. Ass. Dr. Salih Krasniqi, Prof Halim Hyseni, Dr Musli Mehaj, punonjës të administratës, nxënës shkollash etj.
Në fjalën e hapjes, Prefekti i Qarkut Kukës, vlerësoi ekspozitën e autorit, si dëshmi rrënqethëse masakrave të bëra nga policia dhe paramilitarët serbë.
Kjo ekspozitë i kushtohet Pacientëve të plagosur, vrarë, personelit mjekësor, mjekëve, infermierëve dhe punonjësve shëndetësor, studentëve të fakultetit të mjekësisë, personelit mjekësor shqiptar që kane punuar në QKUK 98’-99’ dhe në spitalet ushtarake, pacientëve në burgun e Dubravës që u vranë nga forcat serbe dhe u keqtrajtuan nga policia dhe paramilitarët serbë.
Ekspozita përmban 6 kapituj, ku janë përfshirë 350 pacientë, ku prezantohen 250 eksponate:
Më pas u zhvillua një vizitë te ‘Kulla e Qëndresës’ e cila i kushtohet Eksodit 99’ ku u shpërngulën nga trojet e tyre mbi 400 mijë kosovarë të të gjithë moshave.