Dita Ndërkombëtare për Zvogëlimin e Riskut ndaj fatkeqësive” në Sheshin “Skënderbej” të Bashkisë Kukës

Sot me datë 13.10.2021 ora 10:30 në “Ditën Ndërkombëtare për Zvogëlimin e Riskut ndaj fatkeqësive” në Sheshin “Skënderbej” të Bashkisë Kukës, qendër e Qarkut Kukës, u zhvilluan një sërë aktivitetesh sensibilizuese për ndërgjegjësimin e komunitetit në lidhje me reduktimin e riskut dhe rritjen e kapaciteteve për përballimin e fatkeqësive natyrore.
Ky aktivitet u organizua nga Prefekti i Qarkut Kukës në bashkëpunim me AKMC-në, Kryqin e kuq Shqiptar dega Kukës, UNDP, Zyrën Arsimore Vendore Kukës dhe NjVKSH-në Kukës.
Në këtë aktivitet nga organizatorët në tendën e ngritur u prezantua informacion sensibilizues në lidhje me Mbrojtjen Civile, si dhe u shpërndanë fletë palosje për mënyrat e reagimit në raste fatkeqësish.
Në mbyllje të këtij aktiviteti Prefekti i Qarkut Kukës falenderoi të gjithë pjesmarrësit në këtë aktivitet shumë të rëndësishëm.