Ceremonia e nderimit me titullin “Qytetar Nderi” (pas vdekjes) të Kolonelit në rezervë z.Uk Hoxha,

Me datë 11.10.2021 në Bashkinë Has, një vit pas ndarjes nga jeta të Kolonelit në rezervë z.Uk Hoxha, u zhvillua ceremonia e nderimit me titullin “Qytetar Nderi” (pas vdekjes), të familjes së tij me motivacionin “Ushtarak i lartë karrierë, përfaqësues dinjitoz i forcave të armatosura shqiptare, kontribues në luftën për çlirimin e Kosovës. Qytetar dhe familjar shëmbullor”.
Në këtë ceremoni mori pjesë Prefekti i Qarkut Kukës z. Zenel Kuçana, Kryetari i Bashkisë Has z.Liman Morina, Kryetari i Këshillit Bashkiak Has z.Shefqet Dauti, Kryetari i Organizatës së Ushtarakëve në Rezervë z Sejdi Mazrreku, familja e tij (Djali, bashkëshortja, e bija, nipa dhe mbesa) kushërinjtë e tij, kolegë të tij, qytetarë të bashkisë Has dhe Kukës.
Në filim u ekzekutua Hymni Kombëtar.
Kryetari i Bashkisë Has z. Liman Morina i dorëzoj djalit të tij z. Zenel Hoxha medaljen e “Qytetarit të Nderit të Bashkisë Has” z. Uk Hoxha.
Në takim përshëndeti të pranishmit Prefekti i Qarkut z. Zenel Kuçana.