Ceremoni e thjeshtë e festimi e 65- vjetorit dhe në të njëjtën kohë e daljes në pension të specialistit të sektorit juridik z. Sejdi Kastrati.

Në ambjentet e administratës se Prefektit të Qarkut Kukës sot më dt. 22.09.2021, u zhvillua një ceremoni e thjeshtë e festimit të 65- vjetorit dhe në të njëjtën kohë e daljes në pension të specialistit të sektorit juridik z. Sejdi Kastrati. Prefekti i Qarkut Kukës z. Zenel Kuçana me rastin e daljes në pension të z. Sejdi Kastrati i dha atij një “Çertifikatë Mirënjohje“ . Të pranishmit Prefekti i Qarkut dhe kolegët e administratës e uruan dhe i shprehën mirënjohje për kontributin e tij 11 vjeçar në këtë institucion. Prefekti bëri një përshkrim të punës së tij të palodhur në vite, ku u shpreh se : z. Kastrati ka demostruar gjithmonë vlera njerëzore, pozitivitet dhe marrëdhënie të shkëlqyera me kolegët. Sot keni respektin dhe admirimin e të gjithë atyre që punuan me ju.
Kjo ceremoni u mbyll me foto të përbashkët dhe dhurimin e një dhurate simbolike nga kolegët.