Aktivitete të Prefektit të Qarkut Kukës me rastin e përkujtimit “Eksod 99” 16 Prill 2019.

Aktivitete të Prefektit të Qarkut Kukës me rastin e përkujtimit "Eksod 99" 16 Prill 2019.

Me date 16.04.2019 me rastin e 20 vjetorit te eksodit kosovar te vitit 1999 sot ne qytetin e Kukesit u perkujtua ngjarja historike e eksodit 99 ne te cilen mbi 500.000 vellezer dhe motra nga Kosova kaluan kufirin nga dhuna dhe represioni serb i asaj periudhe.Ky pervjetor u perkujtua ne Kukes me zhvillimin e disa aktiviteteve historike-kulturore ne bashkepunim me Unionin Shqiptar te ‘Eksod 99” si dhe me Institucione te tjera nga Kosova dhe Shqiperia.Merrnin pjese ne keto ceremoni Ministri i Diaspores dhe ish Kryeminister i asaj periudhe z Pandeli Majko,Kryetari i Bashkise Kukes z Bashkim Shehu,Kryetari i Keshillit te Qarkut Kukes z Oruçi,Kryetari i Komunês se Mitrovices z Agim Bahtiri,Kryetari i Komunes se Prizrenit z Mutaher Haskuka,ambasadoret e Shqiperise dhe te Kosoves z  Minxhozi dhe Ukshini,Kryetari i unionit Eksod 99 z Mustaf Kryeziu e personalitete te tjera.Ne Morin u krye pritja simbolike ndersa u zhvilluan disa aktivitete te tjera duke kulmuar me nje program nga unioni artistik i kombit shqiptar me pjese artistike nga te gjithe trevat shqiptare.Duhet theksuar se perpara fillimit te ceremonise solemne nga nxenesit e  shkollave te Kukesit dhe te Dragashit dhe Prizrenit u organizua nja manifestim kulturor me numra te zgjedhur te cilet u ekzekutuan ne menyre te persosur ne fushen e stadiumit “Zeqir Ymeri”.Keto aktivitetete u kryen nen patronazhin dhe me finacimin e Bashkise Kukes si dhe te Keshillit te Qarkut.