Aktivitete me rastin e 106 Vjetorit të Krijimit te Policisë së Shtetit Shqiptar . 13.01.2019.

Ne DVP Kukes u perkujtua 106 vjetori i krijimit te armes se Policise se Shtetit .Ne kete ceremoni te zhvilluar ne ambientet e Drejtorise Vendore te Policise se Qarkut Kukes merrnin pjese familjarë te Policeve te rene ne krye te detyres , deshmor te atdheut , personel ne pension pleqerie, drejtuesit e policise vendore  , Drejtori Rajonal i Policise Prizrenit z. Nexhmi Krasniqi etj.Fjalen e rastit e mbajti Drejtori i Drejtorise Vendore te Policise z Zef Laska i cili foli per rrugetimin e punes se policise nder vite dhe per angazhimin e trupes policore ne permbushje te detyrave te vena nga ana e Qeverise Shqiptare ne ruajtje te rendit dhe te sigurise publike.

Merrte pjese ne kete aktivitet edhe Prefekti i Qarkut Kukes z Zenel Kuçana si dhe te ftuar te tjere.Z Kuçana pershendeti te pranishmit ne kete ceremoni ne emer te Qeverise Shqiptare dhe ju uroj trupave policore suksese ne misionin  e tyre historik ne mbrojtje te rendit dhe te sigurise.Nje risi e veçante ishte se ne Drejtorine Vendore te Policise Qarkut Kukes u inagurua nje muze per historikun e Policise ne kete Qark dhe per 13 police te rene ne krye te detyres . Investimin prej 24 miljon leke per ndertimin e ktij muzeu u perballua nga sipermarresi Guxim Byberaj .Po keshtu aktivitete te ngjashme me rastin e 106 vjetorit te krijimit te policise se shtetit u organizuan edhe ne Komisariatet e Policise ne Tropoje dhe ne Has ku merrnin pjese edhe dy Nenprefektet e Qarkut Kukes z Kurmekaj e z Geca.