Aktivitete dhe takime të Institucionit të Prefektit të Qarkut Kukës Korrik 2019.

Aktivitete dhe takime të Institucionit të Prefektit të Qarkut Kukës Korrik 2019.

Me datë 04.07.2019 u zhvillua ne sallen e takimeve ne Institucionin e Prefektit te Qarkut Kukes analiza mujore e punes se administrates per muajin Qershor 2019.Ne kete analize u vleresua se eshte punuar mire nga te gjithe punonjesit e administrates dhe se ka pasur nje angazhim te kenaqshem te gjithe punonjesve per te realizuar detyrat dhe objektivat e caktuara.

Me date 05.07.2019 ne PKK Qafe Morine nga Bashkia Tropoje dhe Komuna Gjakove  u organizua nje ceremoni per emertimin e rruges Gjakove - Tropoje “Eliot Engel”. Tabela e emertimit Rruges u zbulue nga Kongresmeni Amerikan Eliot Engel dhe bashkeshortja e tij.Ne kete ceremoni mori pjese Presidenti i Republikes z. Ilir Meta , shqiptaro-amerikanet Hari Bajraktari , Rrustem Gecaj si dhe autoritete lokale te Tropojes dhe Gjakoves. Ne fund te pranishmit u pershendeten me kenge e valle te zones.

Me date 11.07.2019 ne Tropoje u zhvillua nje ceremoni me rastin e inagurimit te stadiumit te futbollit te Tropojes me kapacitet 2000 vende dhe me fushe me bar natyral.Me kete rast ju dha titulli "Qytetar Nderi i Bashkisê Tropojê" birit te Shipshanit,futbollistit dhe trajnerit Skender Gega.Pershendeti te pranishmit edhe Prefekti i Qarkut Kukes z Zenel Kuçana.Po sot u zhvilluan disa ndeshje nga disa ekipe moshash te ndryshme te ekipit Valbona si dhe nje ndeshje mes U17 te Kukesit dhe Valbones.

Me date 12.07.2019 u zhvilluan inspektime nga Sektori i PPECK si dhe Sektori i MKV ne stacionet e MZ te bashkive Has dhe Tropoje per te pare nga afer gadishmerine e ketyre efektiveve dhe efiçencen e tyre ne raste nderhyrje ne shuarjen e vatrave te mundshme te zjarrit ne territor.Ne pergjithesi ka nje angazhim te mire te ketyre efektivëve dhe u lane edhe detyra konkrete per permiresimin e gjendjes aktuale.

Me date 12.07.2019 ne zyren e Prefektit te Qarkut Kukes u thirren ne raport disa aktore qe me punen e tyre ndikojne direkt ne mbarevajtjen e sezonit te turizmit ne Qarkune e Kukesit.
Drejtori i Pol.Qarkut; Drejtori i pol. Kuf. e Mig.; Drejtoret e shendetit publik, ; Drejtori i AKU, ; Drejtori i O Sh E. Gjendja  eshte e mire dhe treguesit turistik jane me te larte se e njejta periudhe e vitit kaluar .Ne fund u vune detyra konkrete per çdo institucion.

Me date 17.07.2019 nga Prefekti i Qarkun Kukës u organizua një takim "Për marrjen e masave për përballimin e emergjencave civile verore për periudhën në vazhdim në Qarkun Kukës. Në këtë takim morën pjesë Përgjegjësit e emergjencave civile të bashkive Kukës, Tropojë, Përgjegjësi i shërbimit Pyjor Has ,Drejtori Vendor i Policisë, Inspektoriati i Mjedisit Pyjeve dhe Ujrave dhe Drejtori i AZM  ku raportuan për masat e marra për parandalimin e zjarreve.
Nga Prefekti u kërkua: 1.Monitorimi dhe mbajtja nën kontroll e situatave të emergjencave civile.
2.Ndërhyrja e menjëhershme nga strukturat e specializuara  në raste zjarresh.
3.Strukturat ligjzbatuese të vënë para përgjegjësive këqëbërsit në raste zjarrvënie të qëllmshme  si dhe rritjen e bashkëpunimit në këto situata emergjente.

Me date 18.07.2019 ne baze te nje Plani Pune dhe Inspektimi ka filluar ne te gjithe deget territoriale inspektimi per zbatimin e detyrave ligjore qe kane keto dege si:Disiplina ne pune,pritja e popullit dhe zgjidhja e problemeve qe shqetesojne ato,zbatimi i orarit te punes,eficenca dhe performanca,pastertia dhe ambienti,gjendja e simboleve kombetare ne keto institucione si dhe tregues te tjere qe jane detyrim per keto instituione.Ne fund te ketyre inspektimeve do kete nje rraport per Prefektin per gjendjen aktuale e propozimet per permiresim.

Me date 19.07.2019 ne kuader te takimeve te ministrave "Dite ne Qark" Ministrja e Drejtesise znj  Etilda Gjonaj ishte sot ne Kukês.Takimin e parê e zhvilloi ne sallen e mbledhjeve te Institucionit te Prefektit me drejtues te degeve territoriale Kukes.Fokusi i takimit ishte rritja e performaces se administratave dhe persosja e ofrimit te sherbimeve ndaj shtetasve.

Po me date 19.07.2019 ne Drejtorine Vendore te Policise se Qarkut u inagurua impementimi i projektit te monitorimit te qytetit Kukes me kamera me rezolucion te larte dhe pa vartesi nga energjia elektrike.Projekti ka kushtuar 28.000 euro nga te cilat 21.000 dhuratê nga  bisnesmenê  te ndryshem kuksianë dhe 7000 euro nga projekti suedez.Ne ceremoni ishte i pranishem z Gjovalin Loka Drejtor i Departamentit te Sigurisê ne DPPSH,perfaqesues te projektit dhe te bisnesit si dhe prokurori i rrethit Kukes.Pershendeten ceremonine z Zef Laska Drejtor i Policise Vendore Kukes ,z Gjovalin Loka si dhe Prefekti i Qarkut Kukes z Zenel Kuçana.

Me date 23.07.2019 ne sallen e takimeve te Institucionit te Prefektit te Qarkut Kukes u zhvillua takimi i zakonshem me drejtuesit e degeve territoriale Kukes.Ne kete takim u be nje paraqitje e punes se bere nga keto dege dhe u theksua se po perpunohen te dhenat e dala nga grupet e inspektimit qe kane qene ne terren ne cdo dege territoriale.Nga ana e z Kuçana u kerkua te mos kete neglizhence ne kete periudhe pushimesh dhe te gjitha sherbimet te ofrohen per qytetaret.

Me date 24.07.2019 ne PKK Morine u inagurua nje segment rrugor me kater korsi , çka lehteson se tepermi fluksin dhe eleminimin e radheve te gjata ne hyrje te Republikes se Shqiperise.Segmenti rrugor 400 ml me vlere 190 000 euro , me nje sip. 5000 metra katror asfaltim , 400 ml trotuar si dhe 8 shtylla ndriçimi , tani hyrja nga dy korsi qe ishte behet me gjashte korsi tani pas investimit. Investimet ishin te Qeverise se Kosoves .
Ne kete inagurim mori pjese Ministri i Infrastruktures Kosoves z. Pal Leka , zv.Min z. Fehmi Mujota , ambasadori jone ne Kosove z. Qemal Minxhozi etj.

Me date 25.07.2019 Prefekti i Qarkut z. Zenel Kuçana thirri në takim Drejtorin e Shërbimit Spitalor Rajonal Kukës z. Ismet Nika, Drejtorin e DSHP  z.Agron Hoxha si dhe Drejtorin e UK  në Bashkinë Kukës z Gëzim Shehu. Në këtë takim u diskutua marrja e masave për parandalimin  e virozave stinore si rezultat i temperaturave të larta. Prefekti z. Zenel Kuçana dha detyra konkrete për çdo  drejtori për  mbajtjen e situatës nën kontroll.

Te tjera: Gjate ketij muaji nga ana e Institucionit te Prefektit te Qarkut Kukes eshte ndjekur me perparesi edhe situata e parandalimit te renjes se zjarreve ne pyje dhe ne territor si dhe marrja e informacionit per hyrje daljet e turistteve shqiptar dhe te huaj ne PKK te Qarkut tone.Gjithashtu ne bashkepunim me Sekretaret e Keshillave Bashkiak jane marre masat e duhura per pregatitjen e dokumentacionit dhe lajmerimet per konstituimin e Keshillave te rinj Bashkiak ne shkalle Qarku qe mendohen te zhvillohen gjate muajit Gusht 2019.Mendohet qe konstituimi i Keshillit Bashkiak Kukes te zhvillohet me date 02.08.2019 ,i Keshillit Bashkiak te Hasit me date 05.08.2019 ,ndersa i Keshillit Bashkiak Tropoje me date 13.08.2019.