Aktivitet me rastin e 1 Qershorit “ Festës së fëmijëve”

Sot me rastin e 1 Qershorit  Ditës Ndërkombëtare te Fëmijëve , ne sheshin para pallatit te kultures “Hasan Prishtina” Kukes nga ana e DAR dhe e drejtorive te shkollave te bashkise Kukes u zhvillua nje aktivitet me pjesmarrjen e femijeve mesuesve dhe prinderve.

Pershendeti fillimisht kryetari bashkise Kukes z Bashkim Shehu.

Pastaj Koordinatori i Pergjithshem z Abdulla Domi ne emer te Institucionit te Prefektit te Qarkut Kukes pershendeti dhe ju uroj gezuar festen e 1 Qershorit,duke ju garantuar se qeveria dhe institucionet pergjegjese do te bejne te gjitha perpjekjet per te garantuar standartet e kerkuara ne arsim.

Ne fund fjala ishte per drejtorin e DAR Kukes z Skender Ahmeti.

Në këtë feste nderkombetare fëmijët bëhen qendra e botës dhe aktivitete të shumta u kushtohen vetëm atyre.

Përveçse një ditë festive, në fakt 1 Qershori duhet të jetë edhe një ditë sensibilizimi për të ndalur dhunën dhe abuzimin me fëmijët, sidomos luften kunder angazhimit te tyre në lypje e punë kur janë ende të mitur.

Gezuar festen e 1 Qershorit femije te dashur dhe qofshi te lumtur gjithmone.