Sot më datë 18.6.2020 Prefekti i Qarkut Kukës z. Zenel Kuçana zhvilloi takim pune me drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Qarkut Kukës, drejtorin e NJ.V.K.SH. Kukës, Zv/Drejtorin e I.SH.SH. dhe Drejtorin e A.K.U. -dega Kukēs.
Në takim u raportua mbi punën e bërë deri tani për zbatimin e protokollit të shëndetësisë në mbrojtje nga Covid -19.
Në fund të takimit Prefekti terhoqi vëmendjen për një kërkesë më të lartë llogarie për:
1️⃣ Distancimi Fizik
2️⃣Përdorimi i maskave.
3️⃣Përdorimi i dezinfektuesve.
4️⃣Ndalimi i grupimeve për raste vakishë, mbrëmje gjimnazistësh, ose aktivitete të tjera kulturore.
Mosrespektimi i protokollit të shëndetësisë nga subjektet private apo publike, institucionet ligj-zbatuse të marrin masa administrative dhe penale.