Inagurimi i fillimit të punimeve të rrugës Vranë Lekbibaj Tropojë dhe hapja e sezonit turistik

Me date 04.07.2018 Prefekti i Qarkut Kukes z.Zenel Kuçana mori pjese ne nje ceremoni te organizuar ne fshatin Vrane Nikaj Mertur te Njesise Administrative Lekbibaj te Bashkse Tropoje ku u inagurua ceremonia e fillimit te ndertimit te rruges Vrane-Curraj i Eperm, me kontribute te Bashkise Tropoje si dhe te banoreve e biznesmeneve te zones.
Po ne kete date Prefekti i Qarkut z.Zenel Kuçana mori pjese ne nje aktivitet te zhvilluar nga Njesia Administrative Lekbibaj me rastin e hapjes se sezonit turistik 2018.
Me kete rast z.Kuçana pershendeti kryetarin e bashkise Tropoje z.Besnik Dushaj si dhe te pranishmit per organizimin e ketyre ceremonive.  Eshte detyre e jona theksoj z.Kuçana qe te promovojme vlerat turistike te zones se Nikaj-Merturit si dhe te gjithe potencialeve turistike qe zoteron Qarku i Kukesit.
Per te pranishmit u dha nje koncert i pasur artistik si dhe nje dreke me prodhime te kuzhines tradicionale te zones.

Tropoje 04.07.2018