Analiza 6-mujore e Institucionit të Prefektit të Qarkut Kukës.

Me daten 05.07.2018 ne Institucionit e Prefektit te Qarkut Kukes u zhvillua analiza 6-mujore e punes se administrates.
Pas hapjes se ketij takimi nga ana e Prefektit, analizen e punes e prezantoi Koordinatori i Pergjithshem z.Abdulla Domi.
Ne materialin e pregatitur u paraqit nje ekspoze e punes se bere gjate periudhes Janar-Qershor 2018, dhe u evidentuan arritjet dhe problematikat e hasura gjate kesaj periudhe.
E gjithë puna e administrates së Prefektit të Qarkut është bazuar në Ligjin 107/2016 “Për Prefektin e Qarkut” si dhe në Urdhërin e KM nr.50 datë 12.04.2017 “Per Miratimin e detyrave të administratës së Prefektit të Qarkut” Nga muaji janar e në vazhdim ju informojme se:Eshtë zhvilluar analiza vjetore e vitit 2017.Janë bërë planet mujore të sektorëve dhe janë pasqyruar në Planin e Punës Mujor të Institucionit,dhe janë realizuar analizat mujore të punës së administratës.
Janë ndjekur realizimi i të gjithë detyrave të planifikuara ,si dhe është bërë koordinimi i punës në mes sektorëve për realizimin e tyre.Eshtë ndjekur puna për realizimin e takimeve dhe aktiviteteve që janë të detyrueshme për tu zhvilluar në mënyrë periodike në Institucion. I është kushtuar vemendje e veçantë pritjes së qytetarëve për të cilën tashmë ka edhe një person që merret drejtpërdrejt me praktikën e këtyre ankesave , është furnizuar me materiale dhe informacion faqja e Web si dhe është bërë ndjekja sistematike e pasqyrimit të saj.
Janë ndjekur denoncimet e ardhura nga portali antikorupsion apo nga zyra e bashkëqeverisjes me qytetarët dhe është realizuar mbyllja e ciklit të informacionit në mënyrë konfidenciale.
Ne fund te analizes u diskutuan nga Nenprefektet dhe Pergjegjesit e Sektoreve, si dhe u dhane porosi nga ana e Prefektit per realizimin  e detyrave ne vazhdim.