Vizitë pune e Prefektit të Qarkut Kukës z. Zenel Kuçana dhe administratës së tij në Mitrovicë

Me datë 3.6.2021 Prefekti i Qarkut Kukës z. Zenel Kuçana sëbashku me administratën e tij zhvilloi një vizitë pune në Mitrovicë në Republikën e Kosovës.
Vizita vijoi sipas një axhende të përcaktuar.
▶️Fillimisht u vizitua Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, Skënderaj, ku pjesëmarrësit u njohën me historikun e ngjarjes për trimërinë luftarake të treguar ku humbën jetën 59 dëshmorë, ku 54 ishin nga familja Jasharaj.
▶️Më pas u vizitua Muzeu i Mitrovicës- Museum of Mitrovica, ku etnologia, znj. Nora Prekazi , na njohu me ekspozitën muzeale të pasur me arkeologjinë, etnologjinë, historinë, gjeologjinë dhe numizmatikën vendase.
▶️ U vizitua edhe Muzeu Shtetërorë i Kristaleve dhe Mineraleve Trepça , ku pamë nga afer qindra mijra lloje gurësh e mineralesh të çmuara të nxjerra nga nëntoka e minierës Trepca, prezantimi u bë nga inxhinieret z. Ibrahim Musa e z. Shaip Blakqori .
▶️ Në fund u vizitua një objekt kulti, e shekullit 13-të e quajtur kisha “Sase”, një kishë e vjetër me vlera historike dhe arkitekturore në Mitrovicë, prezantuar nga historiani z. Naser Hajdari .